Prej 20 vitesh banorët e fshatit Orman dhe Rembec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ndonëse herë pas here kanë bërë thirrje që t’u zgjidhet ky problem, banorët e këtyre dy fshatrave në Maliq kanë dalë sot në protestë.


Në shenjë rebelimi ndaj heshtjes institucionale deri më tani, ata kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit, duke paralizuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se mungesën e ujit e vuajnë rreth 5000 banorë.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: