Policia e Matit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi mbante armë në makinë.

Efektivët shprehen se kur i riu Ardiklajd Metra ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka hedhur pistoletën në tarracën e një lokali. Pas ndjekjes nga policia, i riu u prangos.

“Mat/Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, dhe për të shmangur kontrollin e policisë, hodhi armën nga automjeti në taracën e një lokali, falë veprimeve të shpejta të policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak,  fitil zjarrpërcjellës dhe një kapsollë detonator.

Në vijim të kontrolleve të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i Ligjit”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se drejtuesi i një automjeti lëvizte i armatosur, kanë ngritur pika kontrolli  për lokalizimin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij,  në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin,  kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi  A.M., 23 vjeç, banues në Burrel.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”, me të cilin lëvizte 23-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njoft0n policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: