Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me goditjen e makinës së nëndrejtorit të policisë së këtij qarku.
Në një reagim në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se mediat po mundohen të trillojnë histori, për arrestimin e Enea Bekteshit, i cili është vënë nën akuzë si shoferi i audit që goditi makinën e nëndrejtorit të Elbasanit.

Ndryshe, nga se ka pretenduar ditën e sotme para gjykatës, i arrestuar Bekteshi se ishte ai në timonin e audit, Berisha ka një version tjetër për këtë ngjarje.

Për ish-kryeministrin shoferi i audit natën që ka ndodhur ngjarja, është Suel Çela, por policia nuk ka guxim për të arrestuar atë, pasi sipas tij, do dëshmonte gjithçka për lidhjet e perandorisë se krimit te Elbasanit me pushtetarët e qeverisë.

“Mediat ne kurthin e narko-policise!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat e shkruara dhe elektronike jane ne nje gare sesi te transmetojne sa me shpejte e sa me pare trillimet e policise lidhur me anetarin e bandes te Suel Çeles, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit qe goditi zevendsdrejtorin e policise se Elbasanit.

E verteta eshte se, banditi Bektashi eshte zgjedhur si koke turku per kapobanden Çela. Policia, duke mos guxuar te akuzoje Suel Çelen, i cili do te deshmonte gjithçka per lidhjet e perandorise se krimit te Elbasanit me pushtetare qeveritaret, ndermori aksionin kunder Bektashit, arrestimin e tij me mirekuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura ne makine, qe faktonin ne menyre te pakundershtueshme se aty ne timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi eshte thjesht nje ushtar i tij.

Iu bej thirrje mediave te mos humbasin asnjehere sensin skeptik ndaj njoftimeve te narko-policise dhe te narko-shtetit te Norieges! Sb”, -shkruan Berisha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb