Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy lojtarët më të mëdhenj aktualisht në botën e futbollit, ashtu si kolegët e tyre nuk harruan të përkrahin popullin francez.
I pari ishte ylli argjentinas i cili me anë të një postimi në Facebook, pastaj dhe ne rrjetet tjera sociale ka shprehur ngushëllimet e tij.

“Të gjitha mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Sot më shumë se kurrë, duam të tregojmë se ka vetëm një rrugë: Dashuri dhe paqe në mes të njerëzve, pasi kështu bota do të rrijë e bashkuar’, ka shkuar Messi.

Por, nuk ka vonuar edhe ylli portugez i cili doli përkrah popullit francez.

“Nuk mund të jem indiferent rreth tmerrin të sulmeve në Parisit. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. #Prayers4paris”, ka shkruar Ronaldo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: