A keni pasur ndonjëherë një mosmarrëveshje të vogël me partnerin tuaj që shpesh ka përshkallëzuar dhe ju ka bërë të mendoni ndarjen?
Kjo, fatkeqësisht, nuk është e pazakontë në marrëdhënie mes çiftesh. Ajo që fillon si një mosmarrëveshje e vogël mund të kthehet në një sherr të madh, shpesh nga asgjëja.
Për shumë çifte, kjo situatë duket si e pakalueshme, megjithatë, kërkimi i ri psikologjik ka zbuluar një teknikë të thjeshtë për të ndaluar këtë problem në mënyrë kaq të thjeshtë, sa që të duhen vetëm pesë sekonda.
Si të zbatoni “rregullin e 5 sekondave”
Ndaloni dhe merrni frymë: Kur të ndjeni se biseda po tensionohet, sugjeroni një pushim prej pesë sekondash. Merrni frymë thellë së bashku për të krijuar një moment qetësie.