TIRANË

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se beteja e opozitës për zhbërjen e lidhjes “politikë-krim” nuk ka qenë aspak e lehtë, por shton se ajo po jep rezultat dhe po forcon kauzën e opozitës. Ai tregon edhe formulën se si zgjidhet kjo situatë, ndërsa thotë se gjithçka fillon me largimin e kryeministrit, Edi Rama.

“Beteja e opozitës për të zhbërë simbiozën midis politikës dhe krimit nuk ka qenë e lehtë, megjithatë rezultatet e deritanishme të dekriminalizimit dëshmojnë drejtësinë e kauzës sonë. Rënia e njëpasnjëshme e drejtuesve të komiteteve ekzekutive, të shpallura në 30 qershor, shënon fundin e lojës vigani-shkurtabiqi me anëtarët e mazhorancës. Nuk janë shkurtabiqët, pra personazhet e rangjeve të ulëta të PS-së, që kanë përgjegjësi për situatën e krijuar në vend, por është vigani, ai që kryeson këtë forcë politike. Ky vullnet politik, që ka sjellë përfshirjen e krimit në politikë-bërje, ndërpritet vetëm duke larguar kryeminsitrin aktual, duke ngritur një qeveri kalimtare që të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat janë të domosdodhme për t’i dhënë legjitimitet Parlamentit dhe një hov të ri politikës shqiptare”-shkruan Duka.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: