Kryetari i Ballit Kombëtar të Shqipërisë Adriatik Alimadhi në fjalën e tij si deputet në Parlamentin e Shqipërisë tha se shqiptarët po vriten përditë dhe ky është turp e politikës 30-vjeçare.

Alimadhi theksoi se fatkeqësisht në Shqipëri, të përndjekurit politikë vazhdojnë të konsiderohen ende “tradhtarë”, me një mendësi tejet të kaluar. Ai bëri thirrje për bashkim më të madh të shqiptarëve e tha se duhen bërë disa ligje shumë të rëndësishme për të rregulluar shoqërinë shqiptare.

Ky parlament ka 30 vjet që bën gracka. Ju po shikoni se shqiptarët po vriten për pronat. Duhet një ligj i mirë për pronat, edhe për bankat, si dhe për hidrokarburet. Kjo sepse ka 30 vjet që për shkak të politikës situata në vend ëhstë problematike. Kryetari i Kuvendit përmendi vjetorin e çlirimit. Po a e kuptoni se janë vrarë 5 deri në 6 mijë shqiptarë. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë na thotë të shkojmë te varret e pasardhësve të vet që ata na vranë njerëzit tanë.

Më tha dikush se na kanë thirrur më 5 maj. Po çfarë 5 maji? 5 Maji ka prodhuar gjak. Shoqëria po përçahet. Ne jemi vrarë, pushkatuar, burgosur, internuar dhe përbuzur padrejtësisht. Nëse keni besë shqiptari. A ka mundësi të marrim nismë për historinë? Shkon dhe ia merr kryeministrit të Kosovës dhe ia përplas në tavolinë. Po kush e donte Shqipërinë me Çamërinë dhe me Kosovën? Balli Kombëtar. Keni mendësi se ne jemi armiq e tradhtar. Çfarë është kjo mendësi”, tha Alimadhi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb