TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot në dy vjetorin e betimit si kryebashkiak ka një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai thotë se këto dy vite kanë qenë dy vitet më sfiduese në jetën e tij.

“Dy vite më parë, pas betimit e rregullimit të Sahatit, nisëm punën për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur me mbështetjen e secilit prej jush! Kanë qenë dy vitet më sfiduese të jetës time – ju jam mirënjohës nga zemra!”, shkruan Veliaj.

Disa nga projektet e realizuara nën drejtimin e tij janë: Unaza e Vogël, sheshi Skënderbej, Bulevardi i ri, Pazari i Ri, rikonstruksioni i çerdheve dhe i kopshteve, shkollat, rehabilitimi i këndeve të banimit ndërmjet lagjeve, rikthimi i çekut për bebet dhe për nxënësit e ekselencës, etj.
thumbnail_7

thumbnail_41

thumbnail_5

thumbnail_31

thumbnail_21
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: