Më 4 maj të vitit 1949 në orën 17:03 u rrëzua aeroplani që transportonte skuadrën italiane Grande Torino e cila po udhëtonte drejt Italisë pas miqësores me Benfikën në Portugali, shkruan “Football-Italia”.

Ekzaktësisht si sot 68 vite më parë u shua ekipi që kishte fituar 5 tituj kampion radhazi, rekord në Seria A që mbahet edhe nga Juventus e Inter.

Historia e ngjarjes
Ekipi triumfues i “Grande Torino’s” u ndërpre tragjikisht më 4 maj 1949 në orën 17:05. Lojtarët e Torinos po ktheheshin nga Lisbona pas një ndeshje miqësore me Benfikën, e planifikuar nga dy kapitenët e skuadrave.

Mazzola dhe Ferreira ishin takuar më parë në një ndeshje në Genoa mes Italisë dhe Portugalisë. Ferreira pyet kapiten Valentinon nëse mund të luanin një miqësore me Torinon për arsyen e tërheqjes së tij nga futbolli. Mazzola pranoi. Ndeshja u caktua të martën e majit 1949. Kjo pasi Torino më parë mori konfirmimin e ffederatës për të luajtur ndeshjen me Interin më datë 30 prill.

Ndeshja kundër Benfikës ishte një miqësore e vërtetë. Torino humbi ndeshjen 4-3 në një stadium që ishte i mbushur me 40 mijë vetë për të përshëndetur largimin e kapitenit të tyre nga futbolli.

Ditën tjetër, më 4 maj, skuadra hipën në bordin e avionit I-Elce për t’u kthyer në shtëpi. Moti ishte i tmerrshëm, me re dhe shi të dendur. Pas kontaktit të fundit me stacionin e radios, ndoshta për shkak të motit të keq apo një altimetri të gabuar, aeroplani u rrëzua në Bazilikën e Superga, i mbështjellë në një mjegull të dendur. Ishte ora 17:05 e 4 majit 1949.

Shoku ishte i madh dhe Vittorio Pozzo kishte detyrën më të trishtuar të të gjithëve: Atij i duhej të identifikonte trupat e lojtarëve. Në tragjedinë e Superga, 31 njerëz vdiqën, përfshirë përgatitësit atletik, zyrtarët, gazetarët dhe disa anëtare të ekuipazhit.

Lojtarët që humbën jetën ishin:
Valerio Bacigalupo, Aldo Ballarin, Dino Ballarin, Emilio Bongiorni, Eusebio Castigliano, Rubens Fadini, Guglielmo Gabetto, Ruggero Grava, Giuseppe Grezar, Ezio Loik, Virgilio Maroso, Danilo Martelli, Valentino Mazzola, Romeo Menti Piero Operto, Franco Ossola, Mario Rigamonti and Giulio Schubert; the coaches Egri Erbstein and Leslie Levesley; the masseur Ottavio Cortina; and the executives Arnaldo Agnisetta, Andrea Bonaiuti and Ippolito Civalleri.

Gjithashtu tre nga gazetërt më të mirë të sportit në Itali kumbën jetën: Renato Casalbore (founder of Tuttosport), Renato Tosatti (Gazzetta del Popolo) and Luigi Cavallero (La Stampa).

Ndërsa anëtar të ekuipazhit ishin:
Pierluigi Meroni, Celeste D’Inca, Celeste Biancardi and Antonio Pangrazi.
05cap_foto02
Më shumë se një gjysmë milionë njerëz morën pjesë në funeralin e 6 majit të 1949 si për të shprehur falënderimet e tyre për gjithë kontributin e pjesëtarëve të ekipit në “Palazzo Madama”. Në një proçes që zgjati për shumë orë.

Anëtarët e të gjitha ekipeve italiane dhe disa ekipe të huaja ishin në funeral. I riu Andreotti, një anëtar i qeverisë dhe presidenti i FIGC, Ottorino Barassi, ishin gjithashtu të pranishëm.

Indro Montanelli shkruante: “Heronjtë janë gjithmonë të pavdekshëm për ata që besojnë tek ta. Dhe fëmijët besojnë se Torino nuk ka vdekur, ajo vetëm është larguar”.

Nga gjithë ai ekip i madh, vetëm tre lojtarë mbijetuan.

Sezoni 1948/1949 u mbyll nga të rinjtë e Torinos, që luajtën 4 ndeshjet e mbetura kundër të rinjve të skuadrave kundërshtare. Torino i fitoi të gjitha ndeshjet dhe mbylli sezonin me 60 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë. Por ishte një triumf i hidhur, i shënuar nga kujtesa e pashlyeshme e tragjedisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb