TIRANE – Pjesa më e madhe e njerëzve e përdorin Instagram-in për të postuar foto nga jeta e tyre e përditshme, megjithatë, ka edhe nga ata persona që po e përdorin këtë rrjet social për të fituar para. Përdoruesit e Instagram-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, sipas aplikacionit Takumi. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë influencë – ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paundë.

14 milionë britanikë përdorin Instagram-in, dhe sipas aplikacionit Takumi, një në dhjetë përdorues mund të fitojë 4160 paundë në vit nëpërmjet fotove.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram
Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.

Pwr shembull modelja australiane Gabrielle Epstein vetëm 21 vjeç, ka 700 mijë ndjekës dhe fiton para duke reklamuar marka të ndryshme tek fotot e saj.
Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Si të fitoni para nga Instagram?
Tërhiqni sa më shumë ndjekës. Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit
Mos prisni t’ju trokasin në derë – tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që keni në Instagram dhe pyetini nëse duan të reklamojnë produktet e tyre tek llogaria juaj. Aplikacioni Takimi u jep mundësi përdoruesve me më shumë se 1000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund të provoni edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand.

Merrni sponsorizues
Ju mund të bëni gjithashtu një set me foto të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produktet
Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtag-un #ad për të qenë më transparent.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: