Rrjeti social ‘Instagram’ po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa shumica e përdoruesve e përdorin për të postuar foto apo video nga jeta e tyre, ka edhe nga ata të cilët e shfrytëzojnë si një mundësi për të fituar para. Sipas aplikacionit ‘Takumi’ përdoruesit e ‘Instagram’-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paund për një postim. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paund në vit, ndërsa personat me më shumë influencë, ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paund. Më shumë se 15 milionë britanikë përdorin ‘Instagram’-in, dhe sipas aplikacionit ‘Takumi’, një në dhjetë përdorues mund të fitojë 4160 paund në vit nëpërmjet fotove.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram

16

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.

Shikoni për shembull modelen australiane Gabrielle Epstein. Ajo është vetëm 21 vjeç, ka 700 mijë ndjekës dhe fiton para duke reklamuar marka të ndryshme tek fotot e saj.

Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Tërhiqni sa më shumë ndjekës

25

Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit

34

Mos prisni t’ju trokasin në derë – tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që keni në Instagram dhe pyetini nëse duan të reklamojnë produktet e tyre tek llogaria juaj. Aplikacioni Takumi u jep mundësi përdoruesve me më shumë se 1000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund të provoni edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand.

Merrni sponsorizues
43

Ju mund të bëni gjithashtu një set me foto të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produktet

52

Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtag-un #ad për të qenë më transparent.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: