Mendoni që një dietë e ekuilibruar është e mjaftueshme për flokë të shëndetshëm? Sigurisht që një dietë e pasur mundëson të keni flokë të shëndetshëm, të fortë dhe të dendur, por kujdesi për flokët është i domosdoshëm. Nëse keni rënie të shtuar të flokëve, fillimisht kujdesuni të merrni një ushqim të shëndetshëm dhe që tretet lehtë. Dietologët sugjerojnë si “dietë për flokët” përdorimin e kumbullave, filizave të grurit, fasuleve të kuqe, bajameve, si dhe lloje të tjera drithërash dhe frutash të thata që treten lehtë.

Është i domosdoshëm përdorimi i vitaminës B7, e quajtur ndryshe Biotinë. Biotina hyn në përbërje të flokëve dhe thonjve duke u dhënë atyre fortësi. Ajo gjithashtu mundëson rritjen e shpejtë të flokëve, duke i ushqyer qënga rrënja deri në majë.

Biotina gjendet në të verdhën e vezës, majanë e birrës, qumësht dhe mëlçi. Krahas biotinës një rol të rëndësishëm ka edhe vitamina A, e cila përshpejton rigjenerimin qelizor. I pasur me vitaminë A është majdanozi, domatet, rrënjët e ndryshme dhe mëlçia.

Vitamina E ka një efekt të fuqishëm antioksidant duke siguruar flokë të fortë dhe të shëndetshëm. Ajo mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe radikalet e lira. Gjendet tek vajrat bimorë, drithërat, sallata jeshile dhe spinaqi.

Vitamina B5, acidi pantotenik, luan rol të rëndësishëm në ndarjen qelizore të folikulave të flokëve duke mundësuar një rritje normale të tyre. Vitamina B5, gjendet tek buka e zezë dhe drithërat. Për të pasur flokë të shëndetshëm duhet të shmangni sheqernat dhe ushqimet e përpunuara. Për një rezultat edhe më të kënaqshëm, përdorni shampon dhe kapsulat Priorin Ekstra.

Kapsulat Priorin Ekstra përmbajnë të gjithë lëndët e nevojshme ushqyese për flokë të shëndetshëm nga rrënja deri në majë, si ekstrakt meli, vitaminë B5, biotinë dhe aminoacidin L – cisteinë. Nëse merrni një kapsulë në mëngjes dhe një në darkë, pas 4 javësh do të shihni rezultatet e para.

Shampo Priorin Esktra ështënjëkombinim i përsosur i lëndëve ushqyese – glikoproteinat përshpejtojnë rritjen, vitamina B5 rrit dhe rigjeneron flokun duke i dhënë shkëlqim dhe volum, ekstrakti i melit e ushqen flokun me mineralet e nevojshme, aminoacidet e mollës pastrojnë dhe zbusin flokun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: