“Si të njohësh hebrenjtë”. Është polemika në Poloni për titullin e  përdorur në një të përditshme javore e ekstremit të djathtë, për të hapur faqen e parë. Artikulli antisemitist u raportua nga një deputet i opozitës, Michal Kaminski, i cili ka kërkuar hapjen e një hetimi.

Kancelari i parlamentit do të kërkojë heqjen e revistës nga shtypi. Javorja në polonisht, me shpërndarje kombëtare, rendit në faqen e parë “emrat, karakteristikat antropologjike, shprehjet, aspektet, tiparet e karakterit, metodat e veprimit” dhe “aktivitetet e dezinformimit”.

Teksti gjithashtu thotë: “Si t’i mposhtim ato, kështu nuk mund të vazhdohet”. “Tylko Polska” është botuar nga Leszek Bubl, një politikan nacionalist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb