Me avancimin e teknologjisë, përdorimi i mausit dhe tastierës ka ndryshuar, pasi tani ka avancuar përdorimi i ekraneve të ndjeshëm në prekje. Por përdorimi i këtyre ekraneve lë edhe njolla.

Njollat në ekranet e pajisjeve tona shumë janë më të shpeshta, por zgjidhja e këtij problemi është shumë e thjeshtë – lecka e thjeshtë e bërë nga mikro fibrat.

Ndërsa ekranet e zakonshme vuajnë nga pluhuri në sipërfaqet e tyre të mëdha të sheshtë, tek ekranet të ndjeshëm në prekje, gjendja është më keq.

Shenjat e gishtave të përdoruesit mund të transferohen nga sipërfaqet prej xhami dhe plastike, dhe këto shenja të gishtave janë arsyeja pse ekranet të ndjeshme në prekje janë më të ndotura.

Pastrimi i ekraneve nuk kërkon ndonjë pajisje të veçantë apo kimikatet, është e mjaftueshme lecka mikrofibër, të cilën mund ta keni marrë nga ndonjë pajisje tjetër ose nga syzet.

Ajo çfarë është e rëndësishme te pastrimi i ekraneve është se nuk duhet të shtypni gjatë pastrimit dhe se gjatë pastrimit pajisja duhet të jetë e fikur, në mënyrë që të shihen më mirë të gjitha njollat.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: