Stimulues natyral, vitamina dhe minerale për kujtesën dhe përqendrimin.
Truri është organi më kompleks në trupin e njeriut. Ai është përgjegjës për kryerjen e miliona funksioneve në baza ditore, nga kontrolli i të gjitha organeve dhe sistemeve në trup në mënyrë që ato të punojnë në sinkroni të plotë, deri tek përshtatja e trupit të njeriut ndaj kushteve mjedisore gjithnjë në ndryshim. Është gjithashtu detyrë e përditshme e trurit të kryejë funksione njohëse që përfshijnë perceptimet tona, vendimmarrjen, aftësitë motorike, aftësitë gjuhësore, aftësitë sociale dhe shumë më tepër.
Truri i njeriut ka aftësinë e jashtëzakonshme për të perceptuar, kuptuar dhe njohur botën përreth tij. Është thelbësore për mbijetesën tonë që të jemi në gjendje të marrim vendime në mënyrë adekuate dhe të shpejtë, të jemi në gjendje të përqendrohemi, të mbajmë mend informacionin (afatshkurtër dhe afatgjatë), të mendojmë në mënyrë kritike dhe të zgjidhim probleme të të gjitha llojeve.
Funksionet njohëse, duke përfshirë përqendrimin dhe kujtesën, mund të preken për një sërë arsyesh, gjë që është një problem i përhapur. Tek të moshuarit, dëmtimi konjitiv mund të jetë për shkak të një sëmundjeje, të tillë si sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Parkinsonit, demenca, goditjet në tru ose thjesht të jetë rezultat i ndryshimeve që lidhen me moshën madhore. Tek të rinjtë që kanë jetë të ngarkuar, stres të shtuar dhe sindromën burnout, është mjaft e mundshme të përjetojnë dëmtime në në kujtesën dhe përqendrim.
Si mund ta ndihmojmë trurin të përballet me këto probleme? Natyra ofron një shumëllojshmëri të gjerë të bimëve dhe barishteve për të ndihmuar funksionet njohëse të trurit. Një përfaqësues tipik i bimëve që ndikon pozitivisht në kujtesën dhe përqendrimin është Ginkgo Biloba. Ai përfaqëson një nga bimët më të lashta në botë, ekzistenca e të cilit mund të gjurmohet 280 milionë vjet më parë, kjo bimë është e njohur në mjekësinë tradicionale kineze.
Ekstrakti i Ginkgo Biloba ka shumë përbërës aktivë nëpërmjet të cilëve ushtron efektet e tij pozitive në organizëm. Ai përmban dy grupe kryesore të substancave aktive – flavonoids dhe terpenoids. Flavonoidet mbështesin strukturën dhe funksionin e duhur të enëve të gjakut në trup dhe kontribuojnë në qarkullim më të mirë të gjakut. Për shkak të këtij efekti, truri furnizohet më mirë me gjak dhe ushqehet me energji dhe oksigjen. Furnizimi i qelizave të trurit me lëndë ushqyese dhe glukozë është thelbësor për funksionimin e duhur të tyre. Kështu, ekstrakti i Ginkgo Biloba përmirëson simptomat në sëmundjet që ndikojnë në funksionet njohëse. Përveç kësaj, ekstrakti i Ginkgo Biloba përmirëson qëndrueshmërinë e qelizave të trurit në nivele të reduktuara të oksigjenit në gjak.
Vetitë e përshkruara të Ginkgo Biloba vlejnë për të gjithë organizmin. Përveç problemeve konjitive, ekstrakti i kësaj bime mund të ndihmojë edhe personat që vuajnë nga gjymtyrët e ftohta, sepse përmirëson rrjedhjen e gjakut në to, si dhe ndjesinë e pakëndshme të tinitus. (tringëllima në vesh).
Përveç ekstrakteve bimore, ka substanca të tjera që gjenden në natyrë dhe në ushqimin tonë që mbështesin funksionin e trurit. Një substancë e tillë është vitamina B5 (e ashtuquajtura Acidi Pantotenik). Kjo vitaminë është zbuluar se mbështet aktivitetin mendor dhe metabolizmin (metabolizmin e substancave në tru). Përveç kësaj, vitamina B5 është treguar se ndihmon në rregullimin e hormoneve të stresit. Prandaj njihet si vitamina “anti-stres”. Një tjetër vitaminë e dobishme për sistemin nervor është vitamina B7 (biotina), e cila promovon funksionimin normal mendor dhe të sistemit nervor. Seleni është një mineral që ndihmon trupin të luftojë stresin oksidativ. Përveç kësaj, marrja e selenit në dozat e duhura është e dobishme për shëndetin e tiroides.
Kombinimi i Ginkgo Biloba, biotinës, acidit pantotenik dhe selenit është një aleat i fuqishëm për problemet e kujtesës dhe përqendrimit, pavarësisht nëse një person është i moshuar apo i ri, duke udhëhequr një mënyrë jetese aktive e duke ndihmuar në përballjen e plot situatave stresuese të jetës së përditshme. Selenogin është një produkt i specializuar që kombinon pikërisht këta përbërës – një ekstrakt jashtëzakonisht i pastërt, dhe standardizuar i pemës Ginkgo Biloba, i kombinuar me mikroelementët e duhur për të mbështetur funksionet njohëse. Përbërësit aktivë në Selenogin janë përzgjedhur dhe dozuar posaçërisht në mënyrë që trupi të marrë një dozë optimale të tyre dhe të sigurojë efikasitet dhe siguri.