Hulumtimet e reja shkencore thonë që nëse e hani një grusht arra në çast fitoni mbrojtje të sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i rregullt i arrave do t’ju ofrojë mbrojtje afatgjate.

Shkencëtarët kanë paraqitur përmirësim të dukshëm të niveleve të kolesterolit dhe fleksibilitetin e rruazave të gjakut, që ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, kjo vetëm katër orë pasi që njerëzit kanë konsumuar arra apo vajin e arrave.

Sipas fjalëve të doktoreshës Peni K. Eterton e cila punon në Universitetin e Pensivanisë, konsumimi i një grushti arrash, katër herë në javë mundet dukshëm të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Arrat janë të pasura me omega-3, gjithashtu përmbajnë sterole bimësh dhe vitamina E, e të gjitha këto ulin kolesterolin dhe mbrojnë rruazat e gjakut.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: