A është dollapi juaj aq i mbushur sa të keni vështirësi për të gjetur gjërat tuaja? Jeni duke kërkuar vazhdimisht atë xhaketë apo ato xhinse që doni, por nuk e keni idenë se ku janë? Ndoshta është koha për të vendosur pak rregull.

Por zgjedhja e asaj që duhet të mbani, të dhuroni ose të hidhni mund të jetë një sfidë. Është e vështirë të ndahesh me gjërat për të cilat kemi paguar ose që dikur kanë qenë elementë kryesorë të garderobës.

Pra, çfarë të bëjmë?
Lexoni më poshtë tre hapat bazë për të cilët “betohen” ekspertët për një gardërobë të rregullt.

E para dhe më e rëndësishmja është të lini mënjanë çdo gjë që është e dëmtuar, e grisur, e prishur ose që thjesht nuk funksionon për ju. Nëse për çfarëdo arsye një veshje nuk mund të vishet, nuk ka asnjë arsye që ajo të zërë vend në dollapin tuaj. Edhe nëse është bluza që keni blerë në udhëtimin pesëditor në shkollë, edhe nëse mendoni se do ta vishni përsëri në një moment – lëreni jashtë. Nuk ka arsye të mbushni sirtarët me rroba që nuk i vishni. Lini vend për veshje të reja, të freskëta që do t’ju rinojnë.

Hapi tjetër ka të bëjë me veshjet tuaja “të mira”. Kur ishim fëmijë, kishim rroba që i vishnim vetëm në raste zyrtare. Tashmë, tendencat e modës kanë shpëtuar nga kufijtë e tyre shumë të ngushtë dhe na lejojnë, me stilin e duhur, të veshim çfarë të duam në të gjitha orët e ditës. Pse duhet të keni ende në gardërobë fustanin, pantallonat apo pallton tuaj “të mirë”, pasi mund t’i vishni rehat në zyrë apo në shëtitje? Nëse nuk e jepni atë, ose – në rast se keni paguar shumë para për ta marrë atë – shiteni atë.

Hapi i tretë dhe i fundit ka të bëjë me modën. Në rast se një veshje nuk ndjek trendet e kohës, ndërkohë që ju po kërkoni në stilin tuaj, atëherë do të ishte më mirë të mos e lini në dollapin tuaj. Është e sigurt që nuk do ta vishni dhe do ta kaloni sirtar në sirtar dhe kuti në kuti.

Një këshillë që dëgjojmë nga shumica e ekspertëve të pastrimit (dhe që ju ndoshta e dini mirë) është të dhuroni çdo veshje që nuk e keni veshur vitin e fundit. Çfarë ju bën të mendoni se do të vishni pantallonat që keni marrë tre vjet më parë dhe i keni veshur vetëm disa herë në atë kohë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: