Teksa ne kalojmë në situata të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh.

Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke e përjetuar. Kjo shpjegon pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit kur qëndrojmë ulur ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin dhe sjelljen tonë.

Ja interpretimi i zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to:

Qafa
: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.

Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës dhe për të marrë më të mirën e tyre.

Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale; ndjesia se askush nuk të do; vështirësi për të falur dashuri.

Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji.

Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri dhe mungesë mbështetjeje financiare.

Bërrylat:
Frikë nga ndryshimet dhe mospranim i eksperiencave të reja.

Kyçet e duarve: pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.

Të pasmet:
Frikë për të marrë vendime të mëdha dhe mungesë objektivash.

Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.

Kyçet e këmbëve: Nuk merrni kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb