8 vite më parë çeli dyert Tirana East Gate, destinacioni i preferuar i blerjeve kombinuar më së miri me argëtimin. Tirana East Gate, ose siç njihet më së shumti me akronimin TEG, prej 8 vitesh tashmë nuk ka përmbushur vetëm qëllimin e vet si qendra më e madhe në vend, për transaksionet shitje-blerje të produkteve dhe shërbimet nga më të shumëllojshmet, por është shndërruar në mënyrë jetese për të gjithë vizitorët e vet. Tashmë prej 8 vitesh, destinacioni modës dhe argëtimit, me një sipërfaqe prej 95,700 metra katrorë, me 150 dyqane që ofrojnë shumëllojshmëri produktesh; me një organizim perfekt të hapësirave të shërbimit, sjell diferencën me eksperiencën e veçantë që përçon tek secili vizitor. Jo më kot dhe motoja e TEG është “BE Happy”.


Në ditëlindjen e 8-të, TEG mirëpret të gjithë vizitorët për të përfituar nga uljet deri në 50% në dyqanet e qendrës. Aktivitetet muzikore dhe artistike dhe shorteu për të fituar një makinë, janë disa nga surprizat që TEG ka organizuar për të mirëpritur çdo vizitor që do të jetë pjesë e festimeve. Datat 14-17 Nëntor do të jenë ditët festive në të cilat TEG do të mirëpresë të gjithë vizitorët me muzikën më të mirë live, me aktivitete për fëmijë dhe festa do të kulmojë me hedhjen e shorteut për të fituar një makinë Peugeot Active të vitit 2019 në datën 17 Nëntor, ora 18.00. Të gjithë mund të bëhen pjesë e këtij shorteu për çdo blerje në dyqanet e TEG përgjatë këtyre ditëve festive.Duhet të jeni prezent për të marrë makinën.


Artikull 1


TEG, jo vetëm në ditët e veçanta por për plot 8 vite me radhë, ka ofruar përjetimin e risive të modës në veshje, arredim, elektronikë, produkte për mirëqenie dhe bukuri, argëtim me lojërat më bashkëkohore, me organizimin e eventeve dhe kinematografinë ndërkombëtare duke shërbyer jo vetëm si destinacioni i preferuar i blerjeve, por edhe si një vendndodhje elitare që ofron zbavitje; pra një pikëtakim për të kaluar kohën e lirë.

Të gjitha këto arsye bëjnë që TEG të jetë qendra më e vizituar në vend, me 9.6 milion vizita në vit. Në TEG, të gjitha grupmoshat mund të gjejnë ambientin perfekt të socializimit, me gamën e gjerë të mundësive të argëtimit që qendra ofron. Parku dhe Ambientet e lojrave rekreative për femijë, Blue Park; lojrat virtuale për çdo grupmoshë; lojrat elektronike të vendosura në një nga ambjentet e veçanta të qendrës po ashtu dhe eventet që organizohen në mënyre të vazhdueshme, janë disa nga opsionet që ofrohen për t’u mundësuar vizitorëve një qendrim sa më të rehatshëm. Eventet e qendrës tashmë janë pjesë e mënyrës së jetesës së shumë vizitorëve, duke qenë pjesë aktive e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Këto evente organizohen nën kujdes të veçantë dhe sjellin tematikat nga më të larmishmet, të përshtatshme për çdo grupmoshë dhe të trajtuara me profesionalizëm, si: Kurorëzimet e martesave që ndodhin në një qendër tregtare; Panaire të ndryshme; Festime në ditë të veçanta; Shorte dhe dhurata etj.

Artikull 2
Artikull 2

Jo më kot TEG është shndërruar tashmë në qendrën e preferuar të argëtimit, sepse përveç eksperiencave të blerjeve më të mira, dhe aktiviteteve që qendra organizon, çdo vizitor mund të ndalet dhe të shijojë filmat më të mirë, të sjella nën cilësinë e ekraneve botërore nga CINEPLEXX ALBANIA. Por jo vetëm kaq, zona e gastronomisë tejet e larmishme është një e veçantë tjetër që e diferencon qendrën tregtare TEG nga çdo qendër tjetër. Shija amerikane të gatimeve në Kfc; Ushqimin aziatik tek Kung-Fu Express; Burgerat më të mirë tek Burger King; kuzhina elegante italiane dhe ambjentet moderne në Restorant Veranda, janë disa mes zgjedhjeve që nga ushqimi i shpejtë, e deri tek ai tradicional apo modern. Por nuk mbaron me kaq, sepse së shpejti në TEG do të shtohet dhe një risi. Në ambientet mirë të arreduara dhe ushqimin e veçantë mesdhetar, me specialitetet e veçanta të gatimit të mishit dhe produkteve të tij, çelet së shpejti dhe një restorant i ri: Ulliri.

Artikull 3
Artikull 3

Është pikërisht TEG, ai që ka siguruar praninë ekskluzive për Shqipërinë të brandeve të Inditex që janë ndër më të kërkuarat në botë, konkretisht: Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Zara Home dhe Pull& Bear. Prania e brandeve ndërkombëtare në TEG njëson politikat e qendrës me ato evropiane apo botërore. Në këtë mënyrë, ofertat e qendrës ndjekin sezonalitetet që kanë veshjet edhe në vendet e tjera perëndimore: prezantimi i koleksioneve të reja, që bëhet në të njëjtën kohë si në vendet e tjera, uljet sezonale apo edhe vetë përbërja e koleksioneve, është në të njëjtën linjë si kudo tjetër. Nuk mund të lemë pa përmendur dhe brandet e tjera, pasqyra më e mirë e vizionit të kësaj qendre për të pasur portofolin më te gjerë të produkteve dhe shërbimeve, si Carpisa; Parfois; Mango; Cortefiel; Springfield; Women’s Secret, etj, madje dhe të moshave më të vogla me Okaidi; Prenatal etj. Sakaq, Neptun sjell teknologjinë më të fundit të pajisjeve elektronike; kurse Jumbo shumëllojshmërinë e aksesorëve, lojrave për fëmijë, produkteve shtëpiake, për çdo nevojë, sezonalitet dhe çdo grup-moshë. Me pak fjalë, të gjitha nevojat për blerjet më cilësore nën një çati të vetme. Dhe per ditelindjen e 8-të te TEG, këto marka mirëpresin te gjithë klientët e tyre dhe me çmimet më të mira.

TEG menaxhohet nga Acrem, që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe  për investimet në qendrat e tjera tregtare si  QTU dhe Skopje East Gate.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb