TIRANE- Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një foto nga 28 nëntori i vitit 1913, ku u ngrit flamuri kombëtar. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dervishi sjell momente nga ceremonia e festimit të përvjetorit të parë të Pavarësisë në qytetin e Shkodrës.

POSTIMI I PLOTE
1913/Flamuri në Shkodër

Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar.

Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu. Pesë fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania, kishin përfaqësuesit e vet në këtë ceremoni. Aktiviteti u zhvilluar në harmoni të plotë vëllazërore, pa kurrfarë dallimi politik apo fetar. Në fund të fjalimeve është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “himni kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa “O moj Shqypni”.
Me këtë foto, uroj gjithë shqiptarët gëzuar 28 nëntorin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb