Emisioni, “Të Paekspozuarit”, siguroi një dokument ekskluziv, të prokurorisë, me transkriptin e bisedës së Vangjush Dakos, me njërin prej anëtarëve të bandës së Shijakut, Altin Avdyli dhe një bisedë tjetër mes Avdylit dhe një personi që kërkon para nga “Vangjushi” për të blerë vota.

Këto dokumente u publikuan të plota në orën 21:00 në News24. Pak minuta përpara nisjes së emisionit, një version i këtyre përgjimeve, vetëm në tekst, pa logon e institucionit dhe pa datat e regjistrimit, u shfaq në Tv Klan. Por, edhe pse bëhej fjalë për të njëjtën bisedë, dy versionet e shfaqura kishin ndryshime mes tyre.

Në fund të bisedës mes Altin Avdylit dhe një personi tjetër, përmendet Vangjushi. Personi i paidentifikuar i thotë Avdylit, që t’i kërkojë Vangjushit para, që disa persona të “votojnë”. Por në versionin e publikuar nga Tv Klan, fjala “votojnë”, është  “..tojnë (nuk kuptohet!)”. Në fund të bisedës, Vangjush Dako, i thotë Avdylit se është rrugës duke u kthyer nga “Fushë Kruja”, por në dy përgjimet e publikuara ka sërish ndryshime./TPZ

Versioni i TV Klan:

1
1

Versioni i plotë origjinal:

Vangjush Dako Pergjimi
Vangjush Dako Pergjimi

 

Versioni i TV Klan:

3
3

Versioni i plotë origjinal:

Dako 1 Pergjime
Dako 1 Pergjime

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb