TIRANE– Angela Merkel nuk e shpalli kryeministrin shqiptar Edi Rama lider të Ballkanit Perëndimor, por një portal online nuk është ndikuar fare nga ngurrimi I kancelares gjermane. Në renditjen e meshkujve më të pashëm në botë, kryeministri i Shqipërisë është në vendin e 22, ndërsa kryeministri Vuçiç i Serbisë nuk figuron fare.

Me kot media serbe diskuton se cili nga dy kryeministrat është më i gjatë, më kot flasin për dominim të Vuçiç. Të gjitha këto diskutime i mbyll kjo renditje e pandikuar nga palët ballkanike, madje as nga Komisioni Europian.

Le të analizojmë renditjen. Duket qartë që Rama hyn ne 10 liderët më të pashëm të Europës, merr medaljen e bronzit në Ballkan dhe në pjesën e paintegruar të rajonit, atë që quhet Ballkani Perëndimor, por ku Kroacia nuk hyn më, është i pari. Në një grup vendesh si Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe sigurisht Kosova. Kjo e zgjidh përfundimisht çështjen e liderit në Ballkanin Perëndimor, do apo nuk do Angela Merkel.

Më i bukuri në botë sipas listës së publikuar në http://hottestheadsofstate.com/list/, është Mbreti i Butanit, ndërsa në fund të listës është diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

(b.e/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb