GREQI

17 goditje në trup me thikë i shkaktuan vdekjen të burgosurit shqiptar ditën e djeshme brenda burgut Koridallos. Shqiptari akuzohej si  nxitësi i vrasjes së avokatit Zafiropoulos.

Arber Baku, sipas mjekut   ligjor, u godit në qafë dhe trup. Sipas Ministrisë së  Drejtësisë, është identifikuar autori i kësaj vrasjeje dhe se nga ana e policisë  dyshohet se një tjetër person është i  përfshirë në përleshje.

Ky është një grek i cili “nuk ka asnjë lidhje  me veprën  penale të shqiptarëve  “, tha një zyrtar i sigurisë. Lidhur me motivin e sulmit, mendohet se është një hakmarrje  per vrasjen e avokatit Zafiropoulos, shkruan “zougla.gr”.

Greqi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb