Lamine Yamal zgjodhi Spanjën, duke refuzuar kështu kombëtaren e Marokut. Valid Regragui, tekniku i Marokut është rikthyer të flasë për këtë temë, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Lamine Jamal është një yll i brezit të tij, të cilin tentuam ta afronim në Kombëtare, por për fatin tonë të keq nuk ishte e mundur. Ai u tregua shumë i ndershëm me mua dhe më tha se ndihej spanjoll pasi kishte luajtur me moshat e tyre për disa vite.

Unë i prezantova planet që kisha dhe i fola për Kupën e Kombeve të këtij viti si dhe Botërorin e 2030-ës. Dy ditë pas bisedës më telefonoi dhe më tha se vendin e kishte marrë dhe se ndihej spanjoll”, tha Valid Regragui.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb