TIRANE

Sidrit Bejleri bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari i njohur me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai njofton se ditën e sotme është bërë babai i një vajze dhe falënderon Zotin për këtë dhuratë.

  • foto galeri
  • foto galeri

‘Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë!:- shkruan ai në postimin e tij ku bashkangjitur ka postuar dhe një foto të dorës së vogëlushes.

Pas këtij postimi urimet nga ana e miqve dhe personave të afërt të tij ishin të shumta. Kujtojmë që këngëtari shqiptar ka edhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb