Pasi emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” la Zvicrën, studio u zhvendos në Hamburg ku jeton një komunitet i madh i shqiptarëve.

Shumë shqiptarë e kanë ndjekur në sallë emisionin ku së bashku përjetuan edhe njëherë atmosferën e festave të nëntorit. Kulminant ishte momenti ku këngëtari shumë i dashur dhe i njohur për publikun Sidrit Bejleri këndoi Himnin e Flamurit.

Bashkatdhetarët e kanë kënduar njëzëri me dorën në zemër. Shumë preferoi që këtë moment ta ruante kujtim dhe e xhiroi me celular. Sidrit Bejleri ka ngritur peshe zemrat e tyre, aq të përmalluara për Shqipërinë.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: