Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri, pjesë e stafit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” që transmetohet çdo të premte në Neës24 dhe i ka ardhur në ndihmë qindra familjeve e njerëzve iu ka kërkuar të njohurve e të panjohurve të mos mashtrohen.


Ky alarm vjen pasi persona të paidentifikuar nëpërmjet një adrese në “Facebook” në emër të këngëtarit të njohur kërkojnë para për ‘bamirësi të Ai shkruan në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se nuk është adresa e tij dhe se fondacioni “Firdeus” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” i kanë numrat e llogarive ku mund të derdhin dhurimet, të deklaruara dhe se nuk kanë përfaqësues në terren. Sidrit Bejleri bën thirrje të mos bien pre e mashtruesve.


POSTIMI I PLOTË
URGJENTE!!!
Përshëndetje të dashur miq!
Jam sinjalizuar mbrëmë që prej disa ditësh një adresë facebooku me emrin tim po kërkon shuma të konsiderueshme për “bamirësi”.
Nuk është adresa ime, sepse unë kam vetëm këtë adresë ku po ju shkruaj!
Fondacioni “FIRDEUS” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” i kanë numrat e llogarive ku mund të derdhni dhurimet tuaja, të deklaruara dhe gjithashtu nuk kanë përfaqësues ne terren.
Ju lutem edhe një herë, mos bini pre e mashtruesve të tillë!
Ju lutem shpërndajeni sa më shumë!
Zoti i shpërbleftë bamirësit!
Me dashamirësi Sidrit Bejleri


Adresat false dhe adresa e vërtetë e Sidrit Bejlerit

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb