Në spitalin e Shkodrës Sidrit Bejleri ka shkuar për t’i dhënë mbështetje Musait dhe nënës së tij që i rri ditë e natë tek koka e krevatit. Duke biseduar me Afërditën, nënën e Musait Sidriti thotë “duke e parë rastin e djalit shqiptarët janë sensibilizuar për të ndihmuar djalin”.

Sidriri shkon me Afërditën tek Musai ku prej tre muajsh dergjet. E ka të vështirë të reagojë dhe të njoh mysafirin që e përshëndet. “Musa, bashkë me Elvisin dhe me “Shqiptaret për shqiptarët” do të bëjmë diçka për ty” mjaftuan këto fjalë për Musain, i cili reagoi duke u përlotur. Por nuk foli dot. Djali e kuptoi në çast se shqiptarët janë bërë bashkë për ta ndihmuar. Ai do është vetëm. Sidriti u prek nga ky reagim. “Mos qaj, mos u mërzit, do mundohemi të bëjmë ça të jetë e mundur do bëjmë për ty. Xhaxhi Elvisi ka thënë Zoti para në mbrapa tij, do bëjmë maksimumin. Ti nuk je vetëm, shumë shqiptarë janë duke menduar për ty, ti të jesh i fortë”, -i thotë djalit Sidriti i përlotur. Teksa Musai dergjet në shtratin e Reanimacionit në spitalin e Shkodrës, stafi mjekësor i është përkushtuar në maksimum duke u kujdesur për shëndetin e tij. Mjekët e quajnë ‘djali jonë’, nuk i referohen si pacienti.

Mjeku reanimator Luan Bajri, tregon se Musai është shtruar në gjendje shumë të rëndë për jetën në fund të datën 19 gusht 2018, pasi kishte rrezikuar seriozisht jetën në lum. Djali kaloi një situatë të vështirë, nga ndihma që i është bërë në vendin e ngjarjes, i është dhënë ndihma e parë dhe e ka kaluar rrezikun nga mbytja.

Musa 15 Vjecari Shqiptaret Per Shqiptaret
Musa 15 Vjecari Shqiptaret Per Shqiptaret

Ai kaloi pneumoninë respirative pasi kishte pirë shumë ujë, më pas ai kaloi një patologji shumë të rëndë. Sot Musai ka dalë nga problemet me pneumoninë, apo nga problemet infektoze, tashmë ai është në një gjendje vegjetative. E parashikojmë që do jetë një situatë e gjatë. Në këtë moment ai ka nevojë që ti behën terapi më të specializuara intensive, jashtë reanimacionit për rehabilitimin e tij. Ka nevojë për terapi fizik, logopedik, emocional. Kjo do ti shpëtonte jetën, ai nuk po del nga gjendja reanimatore. Fizioterapia i bëhet çdo ditë, por ai ka nevojë edhe për trajtim me ushqime, por ne kam mund të bëjmë. Ai ka tre muaj që trajtohet në reanimacion. Rehabilitimi do ti krijoi pavarësi për jetën e tij, për të ardhmen e tij” thotë mjeku reanimator Luan Bajri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb