Aktorja amerikane Sigourney Weaver do të nderohet me çmimin “Luani i Artë” për arritjet e saj të shumta në aktrim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të këtij viti.

Ylli 74-vjeçar i “Alien”, “Avatar” dhe “Gorillas in the Mist” ka planifikuar të pranojë çmimin personalisht në Venecia – në fund të gushtit.

Festivali – një nga ngjarjet kryesore të kinemasë në botë – do të zgjasë nga 28 gushti deri më 7 shtator.

Drejtori i festivalit Alberto Barbera njoftoi sot vendimin, duke vlerësuar Weaver si një yll që ka ndërtuar ura midis kinemasë më të sofistikuar të artit dhe filmave që angazhohen me publikun në një mënyrë të sinqertë dhe origjinale, ndërkohë që i mbetet besnike vetes.

“Një aktore e kalibrit të Sigourney Weaver ka pak rivalë”, tha ai.

Aktorja hollivudiane gjithashtu është nominuar për çmimin “Oscar” tre herë, por gjithmonë ka dalë “duarbosh”.

Festivali i filmit zhvillohet për herë të 81-të këtë vit. Juria kryesohet nga aktorja franceze Isabelle Huppert.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb