Ndeshje e çmendur në “Elbasan Arena”. Gjashtë minuta pas avantazhit të Shqipërisë me Hysajn, Islanda ka barazuar sërish.


Ka qenë sërish Gylfi Sigurdson, që në zhvillimet e një goditjeje dënimi, ka gjuajtur pa u menduar dy herë në hyrje të zonës dhe ka mposhtur Strakoshën. Për t’u theksuar, edhe njëherë mefshtësia e mbrojtjes kuqezi.