TIRANE

Bojkoti i arbitrave solli paralizimin e futbollit në rang kombëtar, një situatë aspak normale e cila këtë të hënë bëri bashkë në një tryeze, përfaqësues të FSHF-së dhe qeverisë shqiptare, për t’i dhënë fund një fenomeni, dhunes, që po bën pis produktin e futbollit. Në fjalën e tij presidenti i FSHF, Armand Duka kërkoi që problemi të zgjidhet sot, pasi kur ka vullnet plotik gjithçka mund të arrihet:

“Arsyet e mbledhjes, mbase ishin të shumta. Para pak ditësh Autoriteti i Mbikqyerjes televizieve na kërkoi marrjen e masave për eliminimin e thirrjeve fyese. Por ne kemi probleme të tjera deri në hedhjen e sendeve të forta. Këto kërkojnë angazhimin e të gjithave. Na duhet që sot është e parakohshme dhe e kemi të pamundur financimin e kompanive private për sigurimin e rendit në stadiumit. Prania në këtë takim me kryeministrin dhe drejtuesit tregon që jemi të ndërgjegjshëm për lartësinë e futbollit. Problemet që mund të zgjidhim nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund t’i bëjmë sot. Lehtësitë fiskale, duke bërë TVSH-të zero. Çdo investim në strukturë, qeveria të marrë pjesë me 50 %. Nëse dikur do të ketë një kompani bastesh, një pjese e të ardhurave të kalojnë për ne. Prokuroria e Përgjithshme e cila deri më tani nuk i është përgjigjur kërkesë së FSHF-së për hetimin e trukimit të ndeshjeve. Falënderoj kryeministrin dhe dua të theksoj kur ka vullnet politik, gjithçka mund të arrihet”, u shpreh Duka.

BalkanWeb ka arritur të sigurojë kërkesat e plota që FSHF do të paraqes sot në këtë tryeze:

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb