Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se paprekshmëria e perimetrit të sigurisë për pushuesit, si dhe zbatimi me rigorozitet i rregullave të lundrimit, që nga pajisja me dokumentacion përkatës deri te masat e shpëtimit, janë vija e kuqe për këdo që tenton ti shpërfillë këto rregulla.

Reagimi i ministrit të Brendshëm vjen pas masave të policisë nga drejtuesve të mjeteve lundruese që shkelin rregullat.

Balla përgëzon Policinë Kufitare dhe Njësinë Policore Detare për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste, të cilët kërkuan ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë si dhe për bllokimin e 27 mjeteve lundrimi me shkelje.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Operacioni “SIGURIA DETARE” vijon çdo ditë nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare në hapsirën detare, liqenore dhe lumore, për të rritur sigurinë e pushuesve në plazhet e vendit.

Paprekshmëria e perimetrit të sigurisë për pushuesit, si dhe zbatimi me rigorozitet i rregullave të lundrimit, që nga pajisja me dokumentacion përkatës deri te masat e shpëtimit, janë vija e kuqe për këdo që tenton ti shpërfillë këto rregulla.

Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste, të cilët kërkuan ndihmë në hapsirën detare nga Ksamili në Velipojë si dhe për bllokimin e 27 mjeteve lundrimi me shkelje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb