Po mbahet protesta e prindërve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga prindërit, në fjalën e tij u shpreh se mbledhja e tyre sot është vonë, pasi sot një i ti nuk ndodhet më afër familjes.
Ai dhe prindër të tjerë ia kanë hedhur fajin institucioneve për gjithçka që ndodhi.
“Për fat të keq ne që jemi sot këtu kemi ardhur shumë vonë, për të gjitha problemet që në një mënyrë apo në një tjetër ne i dinim.
Kemi ardhur por një i ri nuk është më dhe nuk është më pranë familjes së tij. Për këtë arsye sigurisht që qytetarët, prindërit, nxënësit që sot janë këtu, duhet të japin një mesazh të fortë e të menjëhershëm. Duhet të ndërgjegjësohemi e të edukojmë fëmijë të denjë. Siguria e fëmijëve tanë nuk pret. Ndaj vendi ynë ka institucione, shkolla duhet të edukojë fëmijët para se siç shohim shpesh të kthehen në vatra votash e punësimesh”, tha Migen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare.
(BalkanWeb)