TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga aksioni për kontrollin e mishit dhe thertoret por i është dashur t’i përgjigjet kritikave të shumta nga komentuesit. Ata i kujtojnë mishin e importuar nga Brazili dhe pulat me salmonelë. Njëri i shkruan se siguria mishit fillon nga mishi brazilian e sallameritë dhe jo nga mishi bio i fshatarit. Po Rama i kujton shprehjen e një gjermani në vitit ’80.

Komentues: Siguria mishit fillon nga mishi i pulës nga mishi brazilian nga sallameritë dhe jo nga mishi bio i fshatari tonë Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!

Edi Rama: E tha bukur ai gjermani ne vitet 80, skuadër futbolli ne Shqipëri nuk keni po keni 2 milionë trajnerë?

Komente Rama

“Siguria Ushqimore prioritet kyç i mandatit të ri. Fund thertoreve të paligjshme. Standarde europiane, certifikim i mishit që del në treg, rritje e punësimit dhe hapje e eksportit të mishit.

Shqipëria ka 27 vjet që jeton shumë nën mundësitë e saj në këtë sektor të mbytur në informalitet e pasiguri dhe prandaj nuk ka marrë dot lejen për të eksportuar prodhimet e saj të mishit në Europë. Kjo trashëgimi do të marrë fund dhe sektori do të zhvillohet e do të ndihmojë zhvillimin e vendit????”, shkruante më herët Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: