Donald Trump dhe Narendra Modi kishin mbajtur një lidhje të ngushtë gjatë mandatit të mëparshëm të presidentit amerikan në detyrë.
Të dy diskutuan tregtinë dhe një vizitë të mundshme shtetërore të Modi në Uashington në një telefonatë të hënën.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump theksoi rëndësinë e lëvizjes drejt një marrëdhënieje të drejtë tregtare dypalëshe, si dhe rëndësinë që India të kontrollojë pajisjet e sigurisë të prodhuara nga Amerika.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj një partneriteti të dobishëm dhe të besueshëm, Ne do të punojmë së bashku për mirëqenien e popullit tonë , paqes prosperitetit dhe sigurisë globale.” theksoi Modi në mediat sociale.
Ai ishte ndër liderët e parë botërorë që e uroi presidentin amerikan , si pasi u projektua të fitonte një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe pas inaugurimit të tij të fundit duke e quajtur atë një “mik të dashur”.
(BalkanWeb)