TIRANE- Për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të shmangur aksidentet, Policia Rrugore do të shtrijë kontrollet e saj edhe tek mjetet motoçikleta nëpërmjet të cilëve ofrohen shërbime të ndryshme. Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë u ka dërguar një ftesë publike për bashkëpunim të gjithë bizneseve që ofrojnë shërbime të ndryshme, duke bërë edhe transportin e produkteve me motoçikleta apo biçikleta.

Në këtë ftesë publike, Policia Rrugore u ka kërkuar punëdhënësve që të tregohet zbatim rigoroz i kushteve teknike, si dhe të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas Kodit Rrugor parashikohet që të gjithë përdoruesit e motoçikletave të jenë mbi 21 vjeç, të kenë një lejë drejtimi të kategorisë B, si dhe të mbajnë kaskën mbrojtëse.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: