Policia Rrugore Tiranë ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Po ashtu eshte proceduar me 34 leje drejtimi të pezulluara, nga këto,15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet. 19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, ndersa 38 drejtues mjetesh u dërguan në OASH, 18 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit. Sipas njoftimit , jane këshilluar 11 drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: