Ka nisur sot konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5).

Fokusi i kësaj konference janë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.

Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli.

Pjesëmarrës është edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili u shpreh se Kosova duhet të jetë pjesë e konferencës dhe vendi i saj është në tavolinën e mbledhur sot.

Ministri Vëngu shtoi se duhet bashkëpunim dhe mosrënie pre e palëve të treta që duan përçarje, ndërsa evidentoi se  NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme dhe roli i tyre në rajon është i pazëvendësueshëm.

Gjeneralmajor Arben Kingji: Misioni ynë nuk mbaron me anëtarësimin në NATO. Morëm përsipër për të kontribuuar në Irak. A5 platformë bashkëpunimi, krijimi i kushteve për bashkimin të Kosovës do të sjellë një vlerë të shtuar për iniciativën dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjeneral Christopher G. Cavoli: Jemi të kënaqur që jemi në Tiranë, faleminderit zoti Begaj dhe ministri Vëngu që na lejuat të ishim këtu.
Rajoni është një pjesë kritike e Europës. Konferenca, themel dhe punë që të çojmë para për një të ardhme me prosperitet.

Ministri Pirro Vëngu: Mirë se erdhët në Tiranë. Siguria nuk njeh kufi. Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni.
E domosdoshme të avancojmë parimet që i ritëm me shumë mund, dhe të mos vetëkënaqemi nga çfarë kemi arritur.
E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës.
Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb