TIRANE

Dhimo Kote,  zv.ministër i Bujqësisë i ftuar në studion e Dritare me Rudinën në News 24 komentoi gjerë e gjatë lidhur me sigurinë ushqimore në vend.  I pyetur në studio nëse mallrat që vijnë nga jashtë janë me certifikatë sigurie, Kote tha se nuk ekziston një problem i tillë, por vetëm me cilësinë.


Zv.ministri u shpreh se AKU ka kthyer miell mbrapsh, fidanë dhe lloje pesticidesh që nuk lejohen në BE.


“E para nuk duhet thënë se janë pa certifikatë. Të gjithë mallrat që vijnë nga jashtë janë me certifikatë sigurie. Çfarë cilësie ka malli? Ky është problemi. Kemi kthyer miell mbrapa, kemi kthyer fidanë mbrapa. Kemi hequr nga qarkullimi 500 pesticide që nuk qarkullojnë në BE. “- u shpreh Kote.


(BalkanWeb)