Siguria ushqimore eshte nje teme e gjere e cila kerkon se pari ndergjegjesim, kontrolle rigoroze dhe pastaj burgim. A mjafton burgu? Sigursht qe jo, perpara krimit terrorist qe bejne disa nga fermeret makute dhe te pashpirt qe duan te maksimizojne fitimet ne kohe te shkurter.


Qe t’i denosh duhet t’i faktosh. Por si faktohen? A faktohen kur nuk ke specialiste te duhur ne terren, apo kur nuk plotesojne dot nevojat me stafe per kontrolle ne terren? Po kur nuk kane automjete, si te shkojne? Po nafta, a u mjafton? Por edhe nese i kemi keto te dhena, a kemi ne laboratore te akredituar qe te evidentojne shkeljet? Asnje nga keto nuk kemi. Sipas vendimarrjes se re duhet qe frika te ruaje fermat dhe bujqesine shqiptare nga fermeret qe perpiqen shume dhe nuk fitojne asgje ne fund te dites ndaj dhe mendojne per te bere makinacione dhe kompromise me vdekjen per disa leke me shume.


Pse? Jane te parcelizuar, nuk bashkepunojne mes tyre, nuk diktojne dot cmimin e produktit dhe ne fund bejne aktin makaber. Pak vite me pare, ne Lushnje ndodhi nje ngrordhje masive ne nje ferme e disa kafsheve te medha. Por e di cfare ndodhi? Thjesht asgje! Specialistet nuk gjenin dot shkakun edhe pse monstrat u derguan ne laboratorin e ISUV, aty gjendja edhe me drame. Nuk kishte specialist te interpretonte te dhenat e nxjerra. Gjithsesi, fermeri pesoi deme por nuk mori pergjigje cfare i ndodhi kafsheve te gjora dhe mundit te tij per te fituar dicka nga kjo pune.


Por une besoj se keto substanca helmuese i perdorin vetem disa te mjere qe ndihmohen nga farmacite bujqesore te cilat kane rolin e tyre primar ne masivizimin e vdekjes mes nesh. Per pak leke me shume te shesin edhe helmet bujqesore per perdorim nga perdoruesit e drograve te forta. Ka me dhjetera fermere te cilet nuk guxojne te perdorin pesticide te demshme per produktet e tyre pasi i eksportojne suksesshem dhe kontrollet jane te rrepta. Konsumatori ka rolin e tij te pa zevendesueshem dhe primar por burgu nuk eshte zgjidhje. Shteti me ligje populli me shtigje!