Propozimet e bëra nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Penal në fushën e sigurisë ushqimore për sipërmarrësit dhe eksportuesit duhet të shihen me kujdes pasi ndonëse ata janë pro ashpërsimit të masave kërkojnë një diferencim të tyre.

Sipas Alban Zusit, kreu i industrisë shqiptare të ushqimit operatorët do të ndiheshin të kërcënuar nëse çdo masë e marrë do përcaktohej me burg.

“Modifikimet e reja krijojnë një dezekuilibër total në fushën e biznesit duke e bërë pothuajse të pamundur pastaj veprimtarinë ekonomike të biznesit të operatorëve për shkak se çdo operator është I kërcënuar për të hyrë së paku 1 herë në jetë në burg nëqoftëse ushtron aktivitete në fushën e biznesit ushqimorë.” -u shpreh Zusi.

Çdo përgjegjësi sipas Zusit duhet të jetë individuale duke mos rrezikuar në këtë mënyrë edhe administratorin e kompanisë, i cili nga një gabim i bërë nga punonjësi i tij mund të dënohet me burg.

“Përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo automatikisht e administratorit të kompanisë. Në rast se ne nuk ndajmë qartazi këtë parim atëherë secili prej administratorëve është i kërcënuar për hyrë në burg sepse konkurrenti do ti korruptojë një punonjës të tij i cili do krijojë një aksident teknologjik do ja hedhë në treg do marri 10 mln lek nga konkurrenti dhe ja arriti që të fusë në burg administratorin konkurrent.”- tha Zusi.

11 deputet të grupit parlamentarë të partisë socialiste kanë dorëzuar në kuvend disa ndryshime në kodin penal. Kështu prodhimi dhe shitja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut do të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa nëse kjo vepër do të sjellë dëmtim të shëndetit të konsumatorit, ndëshkimi do të jetë me 10 vjet burg për tregtarin e produkteve. Ndëshkimi me dy vjet burg do të jetë edhe për tregtarët të cilët shesin produkte të cilat kanë kaluar datën e skadencës ndërsa për ata që falsifikojnë gërvishtin ose dëmtojnë qëllimisht këto data etiketat ose vulat e produkteve dënimi do të jetë nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb