Donald Trump deri më tani ka siguruar 291 vota të kolegjit elektoral, duke e kaluar me lehtësi shifrën prej 270 vota të nevojshme për të siguruar presidencën.
Por me tre shtete që ende nuk kanë përfunduar numërimin, ende nuk e dihet ndarja e plotë të 538 votave totale të disponueshme.
Rreth 93% e votave janë numëruar në shtetin e Nevadës, i cili ka gjashtë vota kolegjiale, dhe 70%janë numëruar në Arizona, shtet i cili ka 11 vota kolegjiale.
Nëse i fiton këto dy shtete, Trump do të ketë triumfuar në të shtatë shtetet e lëkundura.
Shteti i tretë i cili ende nuk ka shpallur rezultatet është Alaska, ku janë numëruar rreth 72% e votave.