Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një statusi në Facebook, ka postuar një bisedë në një grup Whatsapp-i ku kryebashkiaku aktual i Maliqit, Gëzim Topçiu iu kërkon vartësve të tij të sigurojnë nga 4 vetë për mitingun që mbajti sot atje kryeministri Rama.


Sipas tij, takimi i tanishëm në Maliq i Ramës ishte i mbushur me autobusë nga administrata e gjithë qarkut Korçë.


STATUSI I PLOTË
Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!
Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!
Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona!
Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjoba dhe familjaret me buken e gojës!


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb