Për dikë është pjesa më e keqe e udhëtimit dhe të gjithë që kemi marrë një avion kemi qenë dëshmitarë të një situate të pakëndshme. Sapo mjeti ulet në tokë, shumë pasagjerë ngrihen në këmbë marrin çantat dhe bagazhet dhe rezultati? Të gjithë mbeten të bllokuar në këmbë, në pritje të hapjes së derës.

Mënyra më e mirë për të dalë? E tregon kjo video (në time lapse) e xhiruar në një avion low cost të kompanisë westJet, i mbushur me pasagjerë kanadez.

Pasagjerëve të ulur në sediljet e para u jepet përparësi. Duke vepruar në këtë mënyrë shpëton nga shtyrjet brrylat dhe tensionet e kota.

Filmimi është bërë nga një asistente fluturimi Louise Vadeboncoeur, e cila ka shpjeguar: ’Këto burra dhe këto gra punojnë në platformat naftëmbajtëse dhe fluturojnë rregullisht nga Fort McMurray (Alberta) në Calgary, dhe kur zbresin nga avioni më lënë gjithmonë pa fjalë me disiplinën e tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb