Kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, pati një debat që u shoqërua me batuta, me gazetarin Ali Aslan, moderator i panelit. Aslan e ndërpreu Ramën teksa kryeministri po fliste për krizën e refugjatëve në Europë dhe se si duhet të reagojë Bashkimi Europian në kushtet kur e ka të domosdoshme popullsinë migratore për shkak të mungesës së krahut të punës. Rama foli edhe për kriteret shtrënguese të BE ndaj vendeve me popullsi myslimane që duan të anëtarësohen në familjen e madhe Europiane.

Rama iu drejtua me batuta gazetarit Aslan se kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasë kohën e diskutimit në panel, pasi të tillë e kërkon tradita. Me humor, Rama i kërkoi madje gazetarit t’i sillte kafen turke nga ku do të shihej edhe filxhani që parashikon të ardhmen.

Batutat e Ramës 

Edi Rama: Jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, kemi dy fëmijë ortodoksë. Më i vogli mund të vendosë të jetë budist, nuk e di, nuk kemi asnjë problem. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Europë që pas luftës kishte më shumë hebrenj se para. Nuk ka asnjë hebre të regjistruar që të jetë dëbuar nga vendi në kampet e përqendrimit. Janë dy emra që janë depërtuar në kamp, por nuk ishiun hebrenj por shqiptarë, familja që strehoi hebrenjtë dorëzoi dy djemtë e vet dhe mbrojti hebrenjtë. Ne kemi besnikë. Në një vend me shumicë myslimane hebrenjtë u shpëtuan nga familje myslimane. Çfarë është kjo luftë kulturore? Po vijnë myslimanët, myslimanët nuk mund të integrohen… Njerëzit e zgjedhur në këtë territor duhet të garantojë që këta që hyjnë janë kaq dhe kush duhet të dalë jashtë janë kaq. Mund të luash shumë forca të tjera, por jo të bësh atë që është e nevojshme për Europën. Europa nuk mund të përballet me këtë valë nëse politikisht nuk bën diccka madhore për t’u bashkuar. S’ka të bëjë vetëm me Italinë apo Danimarkën, por me të gjithë. Europa është më e vjetra, është e pasur, duhet krahu i punës sepse europianët nuk po bëjnë fëmijë, Europa ka nevojë për më shumë emigrantë se sa ka sot, por kjo duhet në mënyrë të rregullt. Europa do të përfudnojë në pozitë të tmerrshme nëse nuk bëhet një dhe të flasë me një zë të vetëm. Thuhet që duhet të fitojmë luftën në Ukrainë. Por si do ta fitojmë luftën në Ukrainë kur njëra palë është e angazhuar plotësisht dhe palës tjetër i thuhet po të japim avionin, por duhet të fluturosh deri te ajo pjesa aty. Po të japim këtë pushkën por duhet të qëllosh deri aty. Pastaj u thuhet duhet të luftoni dhe korrupsionin…

Ali Aslan: Jam i sigurt që vetëm ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GLOBSEC.

Edi Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që e them gjithmonë. Nëse ftoni njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën. Nëse doni memo, sillni nordikët, vendosini 5 minuta, ju japin memon dhe kthehen te akulli. Ne duam të diskutojmë, të argëtohemi, sillni kafen turke se duam të shohim edhe të ardhmen te filxhani. Jeni gjermanizuar shumë miku im.

Ali Aslan: Nuk është gabim të jesh i gjermanizuar.

Edi Rama: Të jesh gjermanizuar është shumë gabim, jo gabim.

Ali Aslan: Mendoj se është afër mendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë gjithmonë kalojmë një kohë të këndshme, është një kombinim i përsosur i përmbajtjes së fortë dhe argëtimit.

(Gazetari ngrihet në këmbë)

Edi Rama: Ku po shkon?

Ali Aslan: Jam këtu. Kjo është mënyra ime për t’ju thënë që seanca po përmbyllet. Do të doja vërtetë të ulesha dhe të kisha edhe 1 orë tjetër. Mjafton të thuhet që Europa në ngjitje, rreziqet dhe sfidat është një seancë fantastike. Koha është thelbësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb