TIRANE- Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi i është rikthyer sërish momenteve të vështira që përjetoi pak ditë më parë kur iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje në sy pasi kishte probleme me shikimin. E ftuar në emisionin “Rudina”, Gunbardhi mes lotësh tregoi për ndjesinë e panikur që e ‘mbërtheu’ pak para operacionit.

“Më sytë kam pasur probleme që kur kam lindur. Në shtëpi mbaja gjithmonë syze, ndërsa kur dilja jashtë, me orë të tëra mbaja lente kontakti. Gjatë gjithë kohës me lente kontakti, vetëm në shtëpi e ҫlodhja veten”- tha Silva. Këngëtarja tregoi ndër të tjera se këtë ndërhyrje e kishte parë si domosdoshmëri. Djali ishte një arsye më shumë që e detyroi të ëmën drejt kësaj ndërhyrjeje. “Më plasi shpirti. Kisha 7 vjet që bëhesha gati të shkoja të vizitohesha. Unë i kam frikë mjekët dhe sa herë mendoja të shkoja, sërish tërhiqesha. E kisha lënë pas dore. Por kur djali ngrihej natën dhe unë filloja të kërkoja syzet. Gjithçka ishte shumë e dhimbshme. Pastaj thashë me vete: pse të vazhdoj kështu unë?”, tha ajo. Silva tregoi se pas 6 orësh, ajo hoqi fashat dhe filloi ta provonte veten të shikonte ndryshe dhe pa ndihmën e syzeve.

Pavarësisht se gjithçka kaloi mirë, Silva e ka të vështirë t’i përmbajë lotët kur kujton orët e frikës që e zunë një natë para operacionit. Kjo ishte edhe arsyeja pse e ndau me të gjithë në profilin e saj gjendjen shpirtërore jashtë dritave dhe shkëlqimit skenik: “Nuk dua ta shoh më veten si në këto foto (e fashuar). Nuk e duroja dot veten në atë gjendje” – thotë ajo e përlotur. Pas postimit të statusit një natë para operacionit, doktor Ҫaushi dhe klinika vendosën që Silvës t’ia bënin dhuratë operacionin, por ajo lekët nuk mund t’i merrte mbrapsht. Ndaj, ia dhuroj një djali që kishte probleme me sytë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb