Mesfushori i Mançester Sitit, David Silva, beson se Lionel Mesi duhet ndaluar me çdo çmim nëse bashkëlojtarët e tij duan të vazhdojnë në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Blutë do të udhëtojnë në “Camp Nou” të mërkurën mbrëma pas disfatës 2-1 në ndeshjen e parë në “Etihad”, por spanjolli beson se ende gjithçka është e hapur. “Unë jam një prej atyre që besojnë se mënyra më e mirë për ta ndaluar Mesin është t’i ndalosh të tjerët, si Injesta dhe Ksavi”, – ka thënë ai.

“Ju mund ta ndaloni atë duke punuar fuqishëm, por Mesi është i aftë ta vendosë ndeshjen vetëm. Nëse siguroheni se ai ka më pak mbështetje, atëherë është më mirë. Ai është më i miri dhe ka lojtarët më të mirë prapa tij, por pa ata ai nuk do të bëjë asgjë. Nëse luajmë si në pjesën e dytë të ndeshjes së parë, ne mund ta eliminojmë Barcën”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: