Kësaj radhe ka mbaruar vërtetë. Pas më shumë se 40 vitesh dhe 8 filmave, Silvester Stallone var dorashkat e Rocky Balboas në gozhdë.

Në një video të publikuar në Instagram, aktori 72-vjeçar ka treguar se do të lërë personazhin për t’i bërë hapësirë brezit të ri, të mishëruar nga Adonis Johnson, hero i sagës “Creed”.

“Edhe pse më copëtohet zemra, gjithçka ka një fund- ka shkruar aktori- Rocky nuk do të vdesë kurrë sepse jeton tek ju”.

“Sot që po tërhiqem dhe historia ime është treguar, një botë e re hapet për publikun me këtë brez të ri”, ka thënë Stallone në videon e regjistruar në një plazh gjatë filmimeve të “Creed II”, që ka dalë në SHBA më 21 nëntor. Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin që e bëri të famshëm dhe e nominoi për disa herë me radhë në çmimet Oscar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb