ITALI- Në librin e publikuar së fundmi “Kalorësi i Zi, historia e vërtetë e Silvio Berlusconit”, të shkruar nga Paolo Biondani gazetar i revistës italiane ‘L’Espresso’, autori tregon historinë e lidhjeve të fuqishme mes Silvio Berlusconit dhe Cosa Nostras.

E vërteta e pakëndshme për liderin e partisë ‘Forza Italia’: nga pakti me bosët që të punësonte në Arcore mafiozin Vittorio Mangano, tek punët e pista të Marcello Dell’Utri, i dënuar sepse çonte në Cosa Nostra zarfat me lekë të Silvio Berlusconit, çdo gjashtë muaj nga viti 1974 deri në 1992. Fakte të vërtetuara dhe të dëshmuara në të gjitha gradat e gjykimit, por të injoruara në fushatën elektorale.

Ka një histori mafie dhe pushteti për të cilën flitet shumë pak në këtë fushatë elektorale, dhe pse i përket liderit politik të përcaktuar nga sondazhet si fituesi i mundshëm i votimit në zgjedhjet e 4 marsit.

Është historia e mafies, e parave të pista, shantazheve, bombave dhe gënjeshtrave të treguara në proceset gjyqësore, që i solli Marcello Dell’Utri dënimin e përjetshëm pasi u shpall fajtor se kishte bërë ndërmjetësin, arkëtarin dhe kishte dalë garant për paktin e parrëfyer mes Silvio Berlusconi dhe Cosa Nostra.

Një pakt me mafien që ka zgjati pothuajse 20 vite. Rasti i Dell’Utrit është një çështje e rëndësishme në biografinë e sipërmarrësit miliarder milanez. Dell’Utri është mik i Berlusconit prej shumë kohësh dhe ishte krahu i tij i djathtë në bizneset e tij gjatë viteve ’70. Mes viteve 1993 dhe 1994, ishte ai që krijoi dhe organizoi në pak muaj Forza Italia, partinë me të cilën Berlusconi fitoi edhe pushtetin politik dhe me të cilën pret që më 4 mars të fitojë më shumë pushtet.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb