ITALI

Silvio Berluskoni ka lënë ambjentet e spitalit “San Raffaelo” në Milano, ku ishte i shtruar nga 30 prilli . “Jam mirë, do të bëj fushatë elektorale. Kam patur shumë frikë”-ka deklaruar lideri i Forcës Italiane. “Shumë gjëra që kanë ndodhur kohët e fundit më kanë bërë të mendoj që kam arritur në fund të rrethit, në fakt kam patur një kthesë mahnitëse.”-shton ai.


Duke takuar gazetarët nga jashtë spitalit, Berluskoni ka siguruar rreth kushteve të tij, duke nënvizuar që të gjitha vlerat themelore janë në vend. Më pas është rikthyer për të folur rreth politikës.


“Kam premtuar që do kurohem, do bëj fushatë elektorale dy javët e fundit para votimit, kështu mund të vendosem në kontakt me italianët  dhe për t’i bërë të kuptoj rreth situatës ku jemi. Një situatë e një shqetësimi të gjerë. “- është shprehur lideri i Forcës Italiane, ndërsa shtoi se për të do mjaftojë të bëjë fushatë elektorale përmes gazetave, radiove dhe televizionit.


“Objektivi im është të gjejmë një maxhorancë të re.”-është shprehur ai.

Berluskoni ka shpjeguar se objektivi i Forcës Italia është ajo e të gjeturit një mazhorance të re.

(BalkanWeb)